Liverpooli e ka gjetur në Francë zëvendësuesin e Salah – atë e krahasojnë me Mbappen

Liverpool's Egyptian midfielder Mohamed Salah reacts during the English Premier League football match between Newcastle United and Liverpool at St James' Park in Newcastle-upon-Tyne, north east England on April 30, 2022. (Photo by Paul ELLIS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Liverpooli raportohet se tashmë e ka zgjedhur zëvendësuesin e tyre ideal për Mohamed Salah në rast se ai vendos të largohet këtë verë dhe ky lojtar është krahasuar edhe me Kylian Mbappe.

Që prej se iu bashkua klubit anglez nga Roma në qershor të vitit 2017, Salah padyshim se e ka vendosur emrin e tij në librin e rekordeve të Liverpoolit, duke u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e tyre.

Sulmuesi egjiptian momentalisht është në negociata me klubin anglez për një kontratë të re, pasi marrëveshja aktuale përfundon në fund të sezonit 2024/2025.

Me thashethemet që po qarkullojnë se 32-vjeçari do t’i bashkohet një klubi të ri këtë verë, Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij ideal dhe statistikat e tij janë mjaft të mira.

Sipas Get French Football News, Liverpooli ka kërkuar informacione për sensacionin francez të Lyonit, Rayan Cherki, pas formës së tij fantastike në elitën e futbollit francez.

Në mesin e klubeve të interesuara për francezin është edhe Fulhami të cilët ai i refuzoi e po ashtu edhe PSG-ja të cilët Cherki i ka refuzuar së bashku me Borussia Dortmundin.

Lyoni është majft këmbëngulës për ta mbajtur Cherkin të paktën deri në fund të sezonit, sidoqoftë, nëse ai refuzon ta rinovojë kontratën, largimi i tij me shumë mundësi do të ndodhë dhe Liverpooli do të jetë kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Përgjatë karrierës së tij në Ligue 1, Cherki ka vazhduar të thyejë rekorde dhe të dhurojë paraqitje të mira, ku kjo kishte bërë që mediat madje ta krahasonin edhe me Kylian Mbappen.