Liverpool triumfon ndaj Brentfordit, rimerr pozitën e dytë

“Reds” triumfuan me rezultat komod 3 – 0, për të arkëtuar pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Ishte Fabinho që hapi serinë e golave me anë të një goli të bukur pas një asistimi të Alexander-Arnold (44′).

Ndërsa, mesfushori tjetër Alex Oxlade-Chamberlain dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Robertson (69′).

Kurse, fitoren e vulosi Minamino, që shënoi tre minuta pas inkuadrimit (77′).

Tani, Liverpool renditët në pozitën e dytë me 45 pikë, derisa Brentford renditët në pozitën e 14-të me 23 sosh.