19-vjeçari vazhdon të impresionojë këtë edicion, ku ka kontribuar me 17 gola në kampionatin e Austrisë dhe Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, gjermani pritet të bëhet me skuadër të re në verë dhe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga Salzburg.
Interesim për Adeyemin kanë shprehur top klubet si Liverpool, Barcelona dhe Inter, mirëpo gazetari italian Fabrizio Romano thotë se këto tria janë jashtë garës.
Romano thekson se Adeyemi vazhdon të jetë i lidhur me Dortmundin dhe marrëveshja pritet të realizohet në afatin dimëror ose gjatë verës.