Liverpool pranë nënshkrimit me Carvalho

“Reds” e vlerësojnë talentin si një ndër yjet e së ardhmes, andaj edhe kanë ofruar shtatë milionë euro.

 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se negociatat janë në fazën përfundimtare dhe që marrëveshja mund të realizohet në orët e ardhshme.

Sidoqoftë, Fulham dëshiron ta mbajë Carvalho deri në fundin e sezonit, që t’iu ndihmojë për objektivat e vendosur.

 

Përndryshe, Liverpool dje kompletoi transferimin e Luis Diaz nga Porto.