Liverpool kërkon të transferojë Sanen për të zëvendësuar Salahn

Liverpool është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të nënshkruar me Leroy Sane të Bayern Munich, pasi e identifikoi atë si zëvendësuesin e Mohamed Salah.
Sipas The Mirror, Sane ka një kontratë me kampionët e Bundesligës deri në vitin 2025, por Liverpool thuhet se është gati të mbi 80 milionë funte për ta siguruar nënshkrimin e sulmuesit, shkruan lajmi.net.

Raporti më tej thotë se egjiptiani do të largohet për në Ligën Pro të Arabisë Saudite verën e ardhshme.

Al-Ittihad ishte përpjekur të nënshkruante me anësorin këtë sezon, por Reds arritën të mbanin talismanin e tyre.

Megjithatë, klubi është i vetëdijshëm se sezonin e ardhshëm, Salah me të gjitha gjasat do të shkojë në Lindjen e Mesme.

Al-Ittihad thuhet se ofroi 150 milionë funte këtë verë dhe Reds presin një ofertë më të mirë për të konsideruar shitjen e egjiptianit.