Liverpool gati të përfshijë Luis Diaz në marrëveshjen e Rafael Leaos

Klubi anglez, Liverpool kërkon shërbimet e yllit të Milanit, Rafael Leao.
‘Reds’ janë të interesuar për nënshkrimin e anësorit të Milan, Rafael Leao në verë dhe është i gatshëm të përfshijë Luis Diaz në marrëveshje për të ulur tarifën e transferimit, sipas ‘Calciomercatoweb’, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e Leaos në Itali duket shumë e pasigurt pasi ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me ‘kuqezinjtë’, me kontratën e tij aktuale që skadon në 2024.

Milani e ka vendosur klauzolën e lirimit të Leao në 150 milionë euro, por mund të pranojë ta shesë portugezin për rreth 120-150 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do ketë ndonjë marrëveshje ndërmjet klubeve.