LIVE: Shqipëria kalon në epërsi me super golin e Jasir Asanit

9′ GOOOOOOOOL: JASIR ASANI KALON SHQIPËRINË NË EPËRSI 1:0.

6′ Provon edhe Chytil, por pret sërish Berisha.

1′ Kuchta del në një rast shënimi, por pret Berisha.

Fillon ndeshja në “Air Albania”.

Koha për intonimin e himneve.

 

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.

Shqipëria prin në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që renditet e dyta, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithsesi, një fitore e “Kuqezinjve” do t’i afronte ata edhe më shumë drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar për çdo rreth kësaj ndeshjeje.

Vlera e ekipeve kombëtare:

Vlera në treg është më e madhe tek ekipi i Republikës Çeke.

Ata vlerësohen me 125.65 milionë euro, kurse ajo e Shqipërisë është 107.7 milionë.

Renditja në grup:

Formacionet zyrtare:

Bastoret favorizojnë Çekinë para Shqipërisë

Sipas kompanisë së njohur të basteve, “bet365”, fitorja e Shqipërisë sonte ka kuotën 3.40, kurse fitorja e çekëve ka kuotën 2.30.

Barazimi vlerësohet me kuotën 3.10.

/Gazeta Express/