LIVE: Numërohen 99,58 e votave në Prishtinë, këto janë rezultatet

Pas numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Prishtinë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42,26 pëqind, ose 35.243 vota, pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 29.34 përqind  apo 24.474 vota.

Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me21,61%, kurse u katërti renditet Daut Haradinaj (AAK) me 3.850 vota ose 4,62%.

 

 

Mbi 90% të votave të numëruara në Prishtinë: Vitia 42.32%, Rama 29.24%, Ismaili 21.72%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 90.12 për qind të votave në kryeqytet.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.32 për qind. Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 29.24 për qind.

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.72 për qind. Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.53 për qind.

Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.90 për qind. Avni Çakmaku nga FJALA 0.17 për qind dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.11 për qind.

***

Vazhdon të prijë në kryeqytet Arben Vitia. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar rreth 40% e votave, kandidati i VV-së ka fituar 42,82%, përcjell Bota sot.

Përparim Rama nga LDK  ka pësuar rënie me 28,99% të votave, ndërsa Uran Ismaili  i PDK-së është ngritur pak me 21,17% të votave.

Ndërkaq Daut Haradinaj ka 4,61% të votave.

Rezultatet LIVE.

***

Sipas rezultateve të deritanishme, Arben Vitia i VV-së po prin në Prishtinë me 42.48% të votave.

Përparim Rama i LDK-së, ka rënë në 30,71%.

Ndërsa, është ngritur për pak Uran Ismaili i PDK-së me 20,13%, përcjell Bota sot.

Ndërkaq, AAK me Daut Haradinajn, ka marrë 4,76% të votave.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

***

Arben Vitia i VV-së po vazhdon të prijë në kryeqytet.

Ai ka marrë 42% të votave, i ndjekur nga Përparim Rama i LDK-së me 31% të votave.

Uran Ismaili ka fituar 18%, ndërsa Daut Haradinaj 5% të votave

 

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur numërimin e votave.

Në bazë të rezultateve të para, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia prin me 41 për qind.

I dyti është kandidati i LDK-së Përparim Rama me 30 për qind, përcjell Bota sot.

Uran Ismaili i PDK-së ka marrë mbi 13 për qind, ndërsa Daut Haradinaj i AAK-së 11 për qind.