Lista Serbe si “precedent i rrezikshëm”

Shkruan: Sadri Ramabaja

Deklarata e BE-së në këtë rast përçon shqeto mesazhin se Brukseli po vazhdon të aplikojë standarde të dyfsishta të demokracisë kur është në pyetje Kosova dhe Serbia.

Rrjedhimisht rezulton se qëndrimi i ambasadorëve perëndimorë nuk është i motivuar nga parimet e demokracisë, por nga realpolitika e ftohtë. Ata duan ta kenë Serbinë brenda një kornize të menaxhueshme. Kjo d.t.th se dominon tutje logjika e interesit të përkohshëm, jo e drejtësisë afatgjatë.

Tolerimi i Listës Serbe si “strukturë e kontrolluar nga jashtë” në Kosovë, i jep sinjal Serbisë se një gjë e tillë mund të funksionojë edhe në Bosnjë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Pra, diplomacia perëndimore qoftë edhe pa dashje po legjitimon strategjinë e kontrollit përmes pakicave që Beogradi ka përdorur prej shekujsh.

Kjo sjellje e diplomacisë perëndimore në Kosovë nuk prodhon demokraci funksionale as stabilitet afatgjatë – përkundrazi, ajo rritë predispozitat që Kosova të përfundojë si një shtet i dobët, me një shoqëri të zhgënjyer dhe një rajon më të rrezikuar nga manipulimet e Serbisë dhe Rusisë. [Fragment]