Politologu Ejup Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se si erdhi në pushtet Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Gjithashtu, Berish ka folur edhe për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha shprehte se Qeveria e re paraqet shkelje të vullnetit të shumicës së qytetarëve dhe se përmes rrëzimit të Qeverisë Kurti u ndërprenë aktivitetet e filluara për ti rikthyer rendin dhe ligjin në shtet.
Po ashtu, ai është shprehur se është shumë negative është fakti se Qeveria e re duhet të bëj shumë kompromise dhe koncesione në favor të interesave të Listës serbe apo ndoshta edhe në favor të politikës serbe me qendër në Beograd.
“Nga ana tjetër Lista serbe është pjesë e koalicionit të ri Qeveritar dhe si duket faktor përcaktues për formimin e Qeverisë së re. Ajo që është pozitive është fakti se është mirë dhe shumë pozitiv fakti që Lista serbe është pjesë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës por ajo që është shumë negative është fakti se Qeveria e re duhet të bëj shumë kompromise dhe koncesione në favor të interesave të kësaj liste apo ndoshta edhe në favor të politikës serbe me qendër në Beograd, sepse sipas disa informatave thuhet se Lista serbe ka lidhje dhe raporte të afërta me politikën zyrtare të Serbisë. Kjo ndoshta do të mund të kërkoj kompromise dhe koncesione në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare të RKS-së gjë që duhet të jetë e papranueshme për autoritetet qeveritare në Kosovë. Edhe njëherë do të përsëris duhet përshëndetur përfshirjen e listës Serbe në Qeverinë Hoti por vetëm nëse ajo vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës apo vetëm nëse ajo i shkëput lidhjet me Beogradin dhe nuk ndikohet nga politika zyrtare serbe. Apo dhe nëse gjatë aktiviteteve dhe veprimeve të saja politike ajo si grupim i subjekteve politike serbe në Kosovë i mbron me sinqeriteti dhe në mënyrë parimore interesat e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.