Organizata Global Firepower ka publikuar listën e ushtrive më të fuqishme në botë dhe siç pritej në vendin e parë janë SHBA-të, para Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë.
Prej vendeve evropiane e para është radhitur Franca, e shtata në nivel botëror, para Britanisë së madhe e teta, Turqisë e 11ta, Italia e 12ta dhe Gjermania e 15ta.




Në rajonin e Ballkanit Perëndimor e para është radhitur Serbia, në vendin e 63të, pstaj Kroacia e Sllovenia, kurse Shqipëria është radhitur në vendin e 113të. Pason Mali i Zi, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e 133të.
Kjo tregon se investimet ushtarake të Vuçiqit dhe loja e tij me Rusinë dhe Kinën, kanë rritur fuqinë ushtarake serbe.
Ne vendin e fundit në botë është radhitur shteti afrikan, Butani.




