Lista e Interit për Ligën e Kampionëve

Inter ka publikuar listën e lojtarëve të përfshirë nga Antonio Conte në Ligën e Kampionëve, me Radja Nainggolan pjesë të saj, derisa janë lënë jashtë Matia Vecino dhe Daniele Padelli.
‘Zikaltërit’ janë në të njëjtin grup me Real Madridin, Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach.Pjesë e kësaj liste është edhe Nainggolan, edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Cagliari.Në anën tjetër, mesfushori Vecino është lënë jashtë, së bashku me Padellin.Lista e Interit për Ligën e Kampionëve:Handanovic, Hakimi, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Lukaku, Lautaro Martinez, Kolarov, Sensi, Ranocchia, Perisic, Young, Vidal, Barella, Eriksen, D’Ambrosio, Darmian, Skriniar, Nainggolan, Brozovic, Bastoni, Radu.Stankovic, Moretti, Pinamonti.