Lirohet Rron Gjinovci

Pas arrestimit, Rron Gjinovci është liruar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar aktivisti i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Gjatë ditës së sotme, policia arrestoi Gjinovin, pas pjesëmarrjes së tij në protestën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kërkonin përjashtimin e profesorit Xhavit Krasniqi.