Të gjithë pengjet e gjalla izraelite janë liruar nga Hamasi, thotë grupi i armatosur palestinez. Trupat e pengjeve të tjera do të dorëzohen më vonë, ka shtuar grupi. Si kujtesë, 20 pengje të gjalla duhej të dorëzoheshin sot, teksa pritet lirimi edhe i 28 trupave në ditët në vijim.
Izraeli ka konfirmuar emrat e shtatë pengjeve të para që janë liruar nga Hamasi në mëngjesin e të hënës.
Eitan Mor, Gali Berman, Ziv Berman, Omri Miran, Alon Ohel, Guy Gilboa-Dalal dhe Matan Angrest janë liruar.
Ministria e Jashtme e Izraelit I ka postuar emrat në rrjete sociale me shkrimin “Mirë se vini në shtëpi”.
Pengjet janë larguar nga Gaza nëpërmjet veturave të Kryqit të Kuq e më pas janë marrë nga Ushtria e Izraelit. Të hënën do të lirohen 20 pengje të gjalla.
Zyra e shtypit e qeverisë izraelite ka publikuar imazhe të shtatë pengjeve të para izraelite të liruara nga Hamasi mëngjesin e së hënës.
Në fotografinë më poshtë shihen vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Bermam:
Një fotografi tjetër tregon pengun e liruar Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua nga robëria e Hamasit mëngjesin e së hënës.
Në këtë fotografi shihet Eitan Mor, i cili thuhet se punonte si roje sigurie në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor në tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe u morën peng 251.
Guy Gilboa-Dalal është fotografuar gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes. Ai ishte në festivalin Nova dy vjet më parë, duke kërcyer me vëllain e tij në një pemishte vetëm pak kilometra larg Gazës. Pak më pas, ai u rrëmbye nga Hamasi.
Dhe një fotografi e Matan Angrest duke folur me një oficer të IDF-së pas lirimit të tij nga robëria e Hamasit këtë mëngjes:
Mediat izraelite kanë raportuar se grupi i dytë prej 13 pengjesh i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazën jugore dhe janë duke u kthyer në Izrael.
Hamasi ka liruar të hënën në mëngjes fillimisht shtatë pengje, sipas marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump javën e kaluar.
Ndërkohë, Trumpi ka mbërritur të hënën në Izrael dhe pritet që gjatë ditës t’i drejtohet parlamentit izraelit.