Lirohen për 3.50 denarë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se sonte nga mesnata do të lirohen çmimet e derivateve të naftës. Mesatarisht çmimet do të ulen për 5.28 për qind krahasuar me vendimin e një jave.
Kësisoj në bazë të vendimit, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (DE V) zvogëlohen për 3,50 denarë/litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 3,00 denarë/litër.