Linjë telefonike pa pagesë për raportimin e parregullsive zgjedhore

Nga sot, në Zyrën e Avokatit të Popullit ka filluar të funksionojë linja telefonike falas 0800 54321 , ku qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e Zgjedhjeve Vendore.

Institucioni informon se çdo raport do të përpunohet menjëherë, dhe nëse ankesat mbërrijnë pas orarit të punës, pas orës 16:00, ato do të regjistrohen dhe shqyrtohen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Avokati i Popullit, në funksion të mbrojtjes dhe ushtrimit të së drejtës së votës, do të reagojë pa vonesë tek autoritetet dhe institucionet kompetente në mënyrë që ato të veprojnë shpejt dhe me efikasitet dhe të sigurojnë ushtrimin e së drejtës së garantuar të qytetarëve”, thotë Zyra.

Qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë parregullsi edhe në gjashtë zyrat rajonale të Avokatit të Popullit, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00: Zyra Rajonale në Strumicë 034 329-996, Zyra Rajonale Kërçovë 045 228-586, Zyra Rajonale Tetovë 044 344-082, Zyra Rajonale Manastir 047 242-310, Zyra Rajonale Shtip 032 389-701 dhe Zyra Rajonale Kumanovë 031 431-488.