Jesse Lingard u transferuar te Nottingham Forest, ndërsa ka zbuluar se përse bëri këtë zgjedhje.
Pasi i skadoi kontrata me Manchester United, Lingard zgjodhi të transferohet te ekipi i promovuar në Premier Ligë, Nottingham Forest.
29 vjeçari ka treguar se përse ka zgjedhur kalimin tek ai ekip.
“Padyshim që Anglia është një synim i madh me Kupën e Botës që po afrohet. Gjëja më e rëndësishme janë qëllimet e ekipet dhe me të vërtetë mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha këtë sezon”, tha Lingard.
Anglezi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Nottingham Forest.