Lingard i kundërpërgjigjet Rangnick: Koka ime është e qartë

Rangnick në konferencë për shtyp tha se Lingard do mungojë në ndeshjen e radhës, shkaku që i është dhënë pushim për të qartësuar kokën, pasi ky i fundit kërkoi largimin dhe nuk iu miratua dëshira, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Lingard shkroi se është në rregull dhe do jap 100 për qind, sa herë që ftohet.

“Klubi më ka këshilluar të kem kohë shkaku i arsyeve personale. Por, në kokën time është e qartë dhe gjithmonë do jem profesionistë kur të ftohet dhe të jap 100 për qind”, shkroi ai.

 

Lingard dëshironte kalimin te Newcastle Unitedi, por shkaku që dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe arrestimit të Mason Greenwood, anglezi u detyrua të qëndrojë në “Old Trafford”.