Lindon Berisha publikon këngën e re

Edhe pse këngëtari shkroi tekste për këngëtarë e tjerë, Lindon Berisha kishte qëndruar për disa muaj larg skenës muzikore.

Tani ai ka publikuar këngën e tij të parë që prej bashkëpunimit me Kanitën, “Flm Klm” mban titullin kënga e tij më e re për të cilën  ka punuar edhe një videoklip.

Projekti është punuar në muzikë dhe tekst nga vet Lindoni, gjersa klipi i është besuar produksionit nga Kosova, Imagine Films.