Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer në vendlindje për të punuar në tri projekte të reja muzikore.
Ajo në një bisedë për emisionin “Prive” tha se një nga këngët e saj po punohet në shqip, gjersa dy këngë të tjera janë për tregun e huaj.
Linda e cila prej më shumëse një dekade është e martuar me amerikanin Davon Edwans, tregoi se nuk është xheloze për nga natyra dhe se kuptohet shumë mirë me burrin e saj.
Ajo madje u shpreh se mjafton një shikim që ata të koordinohen mes vete, kur bëhet fjalë për ndonjë ngacmim nga ana e dikujt.




