Linda Halimi befason në Big Brother – zien shpagetat në gjygym çaji

Kanë kaluar tashmë plotë dy muaj që nga nisja e Big Brother VIP Kosova 2.

Situatat në shtëpi kanë qenë të ndryshme të krijuara nga vet konkurrentët, e mes tjerash edhe shumë të komentuara.

E së fundmi u përfol edhe një veprim i çuditshëm i këngëtares nga Vitia, Linda Halimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shihet duke zier shpagetat në një gjygym çaji, gjë që ka befasuar të gjithë banorët.

Kjo u komentua edhe në rrjete sociale, e videoja u shpërnda edhe në platformën X e TikTok.

Foto: Screenshot/Instagram

Linda ndryshe të premten kurorëzoi dashurinë me martesë me partnerin e saj, Big D, i cili e befasoi në Big Brother.

Ajo madje u takua pas një kohe të gjatë edhe me vajzën e saj, Kaimana.