Linda vazhdon të krijojë lajme lidhur me jetën personale të saj.
Edhe një herë tjetër ajo ka komentuar lidhur me martesën e saj me reperin amerikanë, shkruan lajmi.net.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Linda tregoi për periudhën e vështirë që kaloi pasi u martua me të, duke u bërë kështu njëra ndër gratë shqiptare të para që hapi këtë rrugë.
Ajo u shpreh se feja islame lejon martesën me një të huaj dhe me ngjyrë, por realiteti në Kosovë, ku mentaliteti ende mbetet i prapambetur, u tregua ndryshe.
Ndër të tjera ajo zbuloi se ka përjetuar kërcënime dhe ofendime të shumta për shkak të zgjedhjes së saj për partner jetësor. Situata arriti në një pikë kulmore kur një herë, pas një koncerti të mbajtur me bashkëshortin e saj Big D në Kosovë, persona të panjohur i thyen xhamat e makinës së çiftit./Lajmi.net/