Kandidati I AKI-së për kreun e Gostivarit në zgjedhjet e 11 janarit të vitit 2026, thotë se në këtë raund të përsëritur, do të kërkojë sërish konfirmimin të fitores, sepse, sipas tij, ajo për pak vota iu hoq.
“Nuk është hera e parë që provojnë këto lojra me Gostivarin, por jam i bindur se me ndihmën tuaj dhe mbi gjitha me vullnetin e Zotit, do t’ia dalim të gjitha së bashku. Vetë personalisht nuk besoj fortë në premtimet e fushatave se ndodh ndonjëherë të mos mbahen, ndaj edhe ato që bëmë ishin vërtet aq sa mundemi dhe vërtet do të bëhen”, tha ndër të tjera Valbon Limani.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale për kryetarë në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, zyrtarisht ka nisur më 22 dhjetor. Konform dispozitave ligjore, fushata do të zgjasë deri më 9 janar, kur hynë në fuqi Heshtja zgjedhore, para ditës së votimit.






