Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nesër do të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore.
Sipas njoftimit, hapja e fushatës do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00. Limani ka theksuar se ky moment shënon nisjen e “rrugëtimit drejt Fitores së Madhe”, duke ftuar qytetarët dhe mërgimtarët që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.
Në hapjen e fushatës pritet të jenë të pranishëm edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Tani që jemi të gjithë, edhe më mirë! Ju pres të gjithëve”, ka shkruar Limani në postimin e tij, duke shprehur besimin për një mobilizim të gjerë dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Gostivarit.




