Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në emisionin “Kosova Today”.Limaj e ka konsideruar këtë zgjedhje si akt antikushtetues dhe ka deklaruar se me këtë veprim po cenohen parimet themelore të Kushtetutës.
“Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar është antikushtetuese dhe cenon procesin demokratik. Me këtë veprim po hyjmë në vazhdimësi të shkeljes së Kushtetutës”, tha Limaj.
Kosovë-Shqipëri Limaj: Zgjedhja e Nenad Rashiq, nënkryetar Kuvendi, antikushtetuese!