Limaj reagon pas vdekjes së dy qytetarëve nga Covid-19: Lutem të jenë viktimat e fundit nga ky virus

Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllime familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit.

“Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës”.

Postimi i plotë i Limajt:

Me pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e dy qytetarëve tanë të prekur me COVID- 19.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit. Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës.

Bëj thirrje të gjithëve që ta marrin më me seriozitet situatën dhe të respektojnë në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm. #RriN’shpi