Limaj: Kosova është më e madhe se Albin Kurti e Edi Rama

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kërkuar që marrëdhëniet personale të liderëve Albin Kurti dhe Edi Rama, të mos identifikohen me marrëdhëniet mes dy shteteve.Ai në “Debat Plus”, tha se Kosova është më e madhe se sa marrdhëniet personale të Kurtit dhe Ramës.

“Nuk jam i shqetësuar me marrëdhëniet personale mes Ramës dhe Albinit, gjë e parëndësishme. Kosova është më e madhe se Rama e Kurti, marrëdhëniet personale nu guxojnë të na bëjnë të mendojmë diçka. S’ka me shku muaji ata do të përqafohen, por plagët e marrëdhënieve mbesin”, ka thënë ai.