Limaj: Kemi një kryeministër që është plastelinë politike

Në BlicInterview me Astrit Gashin, kreu i NISMA, Fatmir Limaj, theksoi se asnjë kryeministër në historinë e Kosovës të pasluftës nuk ka qenë në një pozitë më të vështirë se sa Kryeministri aktual, Albin Kurti, shkruan GazetaBlic. Sipas tij, ky kryeministër, që ka qenë kundër dialogut, do të shkojë të hënën për të vendosur nënshkrimin për dicka që askush nuk e ka pyetur.

“Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë vetën dhe Kosovën. Të hënën ky kryeministër ka me nëshkruar një marrëveshje, e cila nuk përmban asgjë thelbësore. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, plastelinë që mbaron cka të dëshiron me të. Sot kryeministri po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës. Del thotë gjashtë kushtet, i ka përmend para dy apo tri jave, në seancë të Kuvendit nuk i përmendi më. Tha e kemi të gatshme marrëveshjen, nuk kemi negociuar, duhet me e nënshkru. Kurti kur u ardh në Qeveri e ka ditur se duhet me pas sjellje te një burrështetasi, se dialogu duhet të vazhdohet, se duhet të ruhet memoria shtetërore dhe jo me vazhdu e me mashtru, por mu ndal edhe me e përmbyll marrëveshjen. Dhe cka ka ndodh, ky ka bërë veprime mashtruese, ka bërë aksione populiste, për të vazhduar për të mbajtur lart stekën lart të mashtrimit. Ky është dashur të koordinoi aktivitetet me botën dhe jam i bindur se nuk do të kishte ardhur në këtë pozitë. Ky ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme”, tha Limaj.

Sipas Limajt, ka tashmë tri javë që Kurti ka nisë me thënë se me planin franko-gjerman ne po e fitojmë njohjen de fakto nga Serbia, por shtoi se Kosova de fakto me marrëveshje nga Serbia është njohur në vitin 2013.

“Njohja de fakto e Serbisë në raport me Kosovën ka ndodhur në marrëveshjen e 2013, me riintegrimin e komunitetit serb, me njohjen e dokumenteve, me njohjen dhe me marrëveshjet që po implementon ky. Edhe tabelat janë bërë më 2013. Aty nuk përmendet vetëm Asociacioni, aty është edhe kodi i telefonit, edhe vulat e doganave, IBM-i. Njohja de fakto ka ndodhur në 2013, procesi ka vazhduar për me ardhur te njohja finale. 2018 u krijuan rrethanat për të levizur drejt saj dhe cfarë bëri, ky na kthej krejt prapa. Për mua kulmi që gjërat kanë filluar të ndryshojnë më të madhe është qëndrimi i Kryeministrit Kurti në raport me kërkesën amerikane për shtyerjen e afatit të tabelave”, tha Limaj, shkruan GazetaBlic.