Likovë, sot edhe 16 raste të reja me Covid 19

Informim nga shtabi i krizës pranë Komunës së Likovës

– Të nderuar qytetar të Komunës së Likovës, nga Qendra për shëndet publik , na informuan se gjatë 24 orëve të fundit, prej gjithësejt 19 rasteve të reja në regjionin e Kumanovës, 16 janë raste pozitive me virusin korona Covid19 nga Komuna e Likovës.

Lusim gjithë qytetarët që maksimalisht të respektojn rekomandimet/udhëzimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe organeve të tjera kompetente,

Bëjmë thirrje për një disiplinë të rreptë dhe kujdes ndaj shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh.