Ligji që rrëzoi pushtetin 32 vjeçar të Sali Berishës

Shkruan: Mero Baze

Për herë të parë Sali Berishës i është hequr një nga duart një nga gjymtyrët më të rëndësishme të pushtetit të tij në këto 32 vite, që ka qenë keqpërdorimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Të gjithë ata që kanë qenë në Partinë Demokratike mbajnë mend dhjetëra skena shantazhi të tij për kundërshtarët, duke i mbajtur dosjet e tyre mbi tavolinën e punës së presidentit. Nga viti 1992, me daljen e Aleancës Demokratike dhe deri sot në Foltore, dosjet kanë qenë arma e tij ndaj çdo kundërshtari. Ua shpikte atyre që nuk e kishin dhe ua tregonte atyre që e kishin, për ti poshtëruar të gjithë.

Thërriste bashkëpunëtorë të tij u tregonte dosjet, ua ndërsente “të lëkundurve” me dosje dhe pastaj historia vazhdonte. Disa persona që janë ende sot si fosile në Foltoren e Sali Berishës janë ndeshur me dosjen e tyre të shqiptuar nga vet Berisha apo skifterët e tij kur kanë tentuar të largohen nga PD, apo i kanë krijuar telashe Berishës. Tritan Shehu e ka provuar vet këtë skenë dhe kur ua ka bërë të tjereve e dhe kur ja kanë bërë atij.

Në logjikën e ushtrimit të pushtetit të tij Sali Berisha i ka pasur dosjet e Sigurimit të shtetit instrument presioni dhe shantazhi mbi kundërshtarët dhe konsideronte spiunë vetëm ata që i largoheshin apo konfrontoheshin me të. Madje në kthetrat e këtij shantazhi prej vitit 1992 përfundoi dhe Ilir Meta/Metaj.

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe dy amendamentet shtesë që pasojnë ndalimin e ushtrimit ë posteve publike të personave implikuar me këtë institucion, ja heq Sali Berishës këtë gjymtyrë të rëndësishme të shëmtuar dhe të neveritshme të mbijetesës së tij politike.

Prej sot Sali Berisha është shumë herë më pak i pushtetshëm mbi bashkëpunëtoret e tij të inkriminuar në të kaluarën e tyre dhe që i shërbejnë ende sot, pasi nuk ka fuqi ti shantazhoj. Dhe as ti mbroj. Ata thjesht duhet të ikin në shtëpi për të ruajtur faqen e tyre.

Ndër njerëzit që sot ka fituar lirinë prej tij, është dhe Ilir Meta/Metaj. Edhe ai që deri më sot, ka qenë nën shantazhin e përhershëm të Berishës, sot është i lirë të mos shantazhet më prej tij. Fati i tij është në dorë të isntitucioneve që merren me dosjet dhe ai natyrisht nuk do të mund të mbaj më poste publike në këtë vend, por as nuk ka nevojë të jetë ushtar i Sali Berishës. Ai nuk ja shpëtoi dot faqen.

Ndaj kur shikoni Sali Berishën e mërzitur dhe pa gojë përballë depetetëve të PD që miratuan ligjin dhe ja përplasën në fytyrë maskën false të antikomunistit, mos mendoni që është i mërzitur se është spiunë. Jo. Ai e ka pastruar dosjene tij. Ekspertizën që ka bërë për vdekjen e Fiqret Shehut nga zemra në mesnatë, pasi i trokiti komshiu oficer sigurimi e ka zhdukur. Viktima e tij Shoshori ka vdekur.

Margarita qe internoi ne Kavaje bashkë me burrin e saj kanë vdekur. Ka zhdukur në kohë dhe ish oficerin e sigurimit që është marrë me përpunimin e dosjes së vjehrrës ë tij në gjyqet ndaj grave jugosllave. Nuk ka më pengje personale. Pengu i tij i madh është që tani nuk shpik dot më dosje dhe spiunë dhe as mbron dot njeri me dosje. Dhe po ta mendosh kjo ka qenë e gjithë jeta e tij. Tani i duket sikur rron kot.