Ligji për Prokurorinë Publike, takohen LSDM-ja dhe VMRO-ja

Bojan Mariçiq nga Lidhja Social Demokrate dhe Timço Mucunksit nga VMRO-DPMNE-ja do të takohen ditën e sotme për të parë se deri ku janë qëndrimet e dy partive për propozim Ligjin e ri për Prokurorinë Publike.

Takimin e konfirmojnë nga dy partitë. Por opozitarja VMRO-DMPNE pohon se kjo nuk do të thotë se do të ketë marrëveshje me pushtetin për ligjin. Nga atje rikujtojnë fjalët e Mickoskit i cili ditë më parë tha se “ajo që është propozuar nga LSDM-ja është ligj që duhet në të ardhmen t’i mbrojë strukturat kriminele të LSDM-së që pas 12 prillit do të shkojnë në opozitë.

Kurse kreu i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev në një konferencë tha se për ta nuk është e pranueshme që politika të përzihet në gjyqësor me çka në mënyrë indirekte do të refuzojë kërkesën e opozitës që ata ta propozojnë shefin e prokurorisë publike. A është e mundur që të ketë takim liderësh ose përsëri të bllokohet Ligji pas deklaratës së djeshme të Mickoskit?