Ligji për Prokurorinë Publike kthehet sërish në procedurë parlamentare

Ligji për Prokurorinë Publike i cili paraprakisht u tërhoq nga procedura parlamentare, kthehet sërish në Kuvend. Sipas Ministrisë së Drejtësisë Ligji u tërhoq për shkak të harmonizimit teknik të dy dispozitave ligjore.

Meqenëse Ligji u tërhoq, kreu i Kuvendit mbylli seancën në fjalë dhe thirri seancë tjetër, të 135 me radhë në të cilën në rend dite do të jetë sërish Ligji për Prokurorinë Publike. Por edhe kjo seancë me kërkesë të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, u ndërpre dhe deputetët për momentin janë në pauzë deri në ora 22:00.