Ligji i mbrojtjes, VMRO-ja kundërshton ndërrimin e emrit të ARM-së

Opozita me iniciativë paralele me atë të pushtetit për ndryshimet në Ligjin për mbrojtje. Deputeti, Emil Dimitriev thekson se partia e tij mbetet në qëndrimin kundër riemërimit të ARM-së në armatën e Maqedonisë së Veriut, dhe lënien e kësaj çështjeje pas zgjedhjeve të prillit. Dimitriev madje shtoi se nuk ka ndryshuar qëndrimi i partisë së tij në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe se do ta ndryshojë sërish emrin kushtetues të vendit, në rast se pas zgjedhjeve të prillit do të ketë shumicën e nevojshme. LSDM-ja nga ana tjetër akuzon opozitën maqedonase për dyfytyrësi dhe se pengon miratimin e ndryshimeve ligjore të domosdoshme për anëtarësim në NATO.

Në periudhën e kaluar si opozitë kemi kërkuar në mënyrë konstruktive të hiqet ai nen, që është i papranueshëm për ne dhe se do të pranonim dhe votonim gjithçka tjetër që është në harmonizim me procedurat e NATO-s. Megjithatë pushteti nuk dëgjoi. Andaj sot e njoftojmë opinionin publik se VMRO DPMNE ka parashtruar ndryshime në Ligjin për mbrojte, draft-ligj që është identik me atë të propozuar nga Qeveria, me përjashtim, pra ajo që nuk është në tekstin tonë është neni për ndryshimin e emrit të ushtrisë së RM-së – deklaroi Emil Dimitriev, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Alsat