Ligjet ‘pro shqiptarë’ që i zbatojnë antishqiptarët!

Shkruan:Kim Mehmeti
A ju kujtohet si në vitin 1921, ‘ballëhapur dhe me krenari’ partitë shqiptare u premtuan shqiptarëve të shpërngulur në Turqi se edhe ata do mund të marrin nënshtetësinë e Maqedonisë.
Edhe atë jo vetëm të lindurit në RMV, por edhe brezi i parë i pasardhësve të tyre, ndërkohë pa pasur nevojë të braktisin nënshtetësinë e Turqisë.
Dhe a e dini se derë më tani asnjë shqiptari të Turqisë nuk i është dhënë nështetësia e Maqedonisë?!
Edhe atë vetëm që të mos nxitet rritja e numrit të kërkuesve dhe në heshtje të kalojë afati ligjor për aplikime, e që përfundon në fillim të muajit korrik të këtij viti?
Ja këto janë efektet e ligjeve ‘proshqiptare’ të cilët miratohen bujshëm sa për t’ua rritur popullaritetin partive vasale shqiptarë e që pastaj t’i bllokojnë dhe t’i ‘zbatojnë’ antishqiptarët!
Por megjithatë nuk mund të thuhet se nga ligjet e tilla askush nuk ka dobi. Ato u sjellin vota dhe përfitime vetjake politikanëve hajdut të shqiptarëve të Maqedonisë.(Kim Mehmeti)