Liga premierë mund të vazhdojë më 12 qershor

Kampionati i futbollit në Angli i ndërprerë në mars për shkak pandemisë me koronavirusin, mund të vazhdojë më 12 qershor.

Kryeministri britanik Boris Xhonson, sot në parlament do ta prezantojë planin për daljen e vendit nga karantina.

Pritet të sillet vendim për vazhdimin e sportit, përfshirë edhe futbollin, muajin e ardhshëm, nëse lejon gjendja epidemiologjike, transmeton “telegrafi”.

Rifillimi i Ligës premierë është caktuar për më 12 qershor. Ekipet do të fillon me stërvitje nga 18 maj./MIA