Lidhjet me Thaçin dhe “perandoria biznesore”/ Kush është pronari i “Abi Çarshisë” që ia panë sherrin inspektoret e VV-së?

Gjykata Themelore në Prizren gjatë ditës së marte ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

Gjykata thotë se ata tejkaluan kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren. Gjykata shpalli fajtore deputeten e VV-së Jetmire Vrenezi për rrënimin e jashtëligjshëm të objektit të qendër tregtare “Abi Çarshia”, pronë e ish kandidatit për deputet nga PDK, Irfan Fusha.

Kush është Irfan Fusha, pronari i “Abi Çarshisë”?

Pronar i “Abi Center” është biznesmeni i njohur Irfan Fusha i cili ka lidhje të forta me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai në zgjedhjet e vitit 2014 kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

Fusha njihet edhe si person shumë i afërm me ish-kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është dënuar me dy vjet me kusht, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, sa ishte në ulësen e kryetarit të Prizrenit.

Gjatë kësaj kohe, Irfan Fusha akuzojeh nga Lidhja Demokraike e Kosovës, dega në Prizren për blerje votash.

“Ditëve te fundit jemi dëshmitarë edhe të manipulimeve dhe shantazhimeve që pronari i ABI Center, Irfan Fusha ka kërkuar nga të gjithë punëtorët që të votojnë për atë dhe kandidatët e PDK. Nëse nuk votojnë atëherë janë kërcënuar me largim nga puna”, ishte thënë në konferencën e LDK-së

Irfan Fusha njihet si një biznesmen i sukseshëm në Prizren. Në emër të tij fugurojnë katër biznese.

“Neëco Komuna Prizren Alpha L.L.C.”, “Ndërmarrje Prodhuese Tregtatre Hoteliere Transpor.shërby.si Dhe Vepr.afariste ABI&ELIF 19 O.P.”, e cila në faqen e Bizneseve të Hapura shkruan si e “shuar”. Bizneset e tjera të tij janë edhe “ABI SH.P.K” dhe “Abi & Elif 19 SH.P.K.”

Irfan Fusha në vitin 2018 kishte ndërtuar një prej bizneseve më të mëdha në Prizren, ABI Çarshinë. Në kohën kur u përurua kjo qendër prezent ishte edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët i bën përharj biznesin e ri.

Si nisi beteja mes Komunës së Prizrenit dhe Irfan Fushës?

Në gusht të vitit 2018, Komuna e Prizrenit kishte filluar rrënimin e punimeve të një ndërtese të kompanisë “Abi Çarshia’, me arsyetimin se kompania i kishte tejkaluar lejet e lëshuara nga komuna.

Sipas komunës, “Abi Center”, e kishte ndërtuar 35% të objektit në rrugën “Tirana” në Prizren jashtë lejes së dhënë nga komuna.

“Gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimit pronari është zotuar edhe me shkrim se vullnetarisht do ta rrënojë pjesën e cila nuk i është reviduar me lejen ndërtimore, për çka edhe Drejtoria e Inspektorateve i ka dhënë afat që këtë deklarim ta realizojë brenda 30 ditëve”.

Por, Prokuroria i cilësoi të jashtëligjshme veprimet e zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

Në një aktakuzë të ngritur më 20 dhjetor 2019, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Ata u ngarkuan me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, veprimet e zyrtarëve të komunës i shkaktuan biznesit të Irfan Fushës dëm në vlerë prej 69,729.66 euro.

Pronari i “Abi Center”, Irfan Fusha, është anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në zgjedhjet e vitit 2014 kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

Vendimi i Prokurorisë

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.