Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

Nga partia Lidhja Shqiptare, kanë thënë se për këto dy vite qeverisje VMRO-ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore.
Ata thonë se VMRO-DPMNE arriti të realizojë të gjitha premtimet parazgjedhore dhe pikat e platformës së saj, duke filluar nga shkelja e legjitimitetit të shqiptarëve si hap i parë që i hapi rrugën çdo veprimi tjetër në të ardhmen.
“Kujtoni kur VMRO dhe kryeministri Hristian Mickoski u zotuan se do të largojnë Balansuesin dhe Badenterin. Përmes Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi Balansuesin dhe po përmes së njëjtës gjykatë shfuqizon çdo ligj e vendim që është sjellë me Parimin e Badenterit. Kujtoni kur tha se do ta rikthejë shtetin dhe institucionet në duart e maqedonasve. Fillimisht këtë e bënë përmes largimit të mijëra shqiptarëve nga puna dhe nga pozicionet udhëheqëse, ndërsa tani tentojnë ta bëjnë përmes propozim ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku përfaqësimi etnik eliminohet me “meritokraci” ndërsa parimi i Badenterit me “Badenter të vogël”.
Ju sulën edhe Gjuhës Shqipe, nuk arritën ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese falë rrezistencës dhe protestës së opozitës, por e ndaluan në praktikë përdorimin zyrtarë duke i detyruar edhe funksionarët shqiptarë të shkruajnë dokumentet vetëm në një gjuhë. Më tragjikja, i detyruan që edhe deklarativisht të distancohen dhe të mohojnë Gjuhën Shqipe. Me vendim Qeverie, gjatë këtij dyvjeçari u fshij diaspora shqiptare dhe për pasojë u ul mumri i këshilltarëve shqiptarë, u zvogluan mjetet për komunat nga buxheti i shtetit dhe kredia hungareze duke goditur shtyllën e decentralizimit në përgjithësi dhe atij fiskal në veçanti. Në këtë temë u bë edhe rikthimi i emrave jugosllav dhe komunist duke shfuqizuar vendimin e këshillit komunal të Tetovës për emrat shqip të sheshit dhe rrugëve.
U hoq Qeveria teknike, e cila nuk do të jetë më pas zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse depolitizimi dhe parandalimi i ndërhyrjes së shtetit në zgjedhje nuk ndodhi, situata është bërë edhe më keq. Tashmë, pavarësisht se çfarë thotë qytetari shqiptar me votë, qeveria e fundit u formua me vullnetin e kryeministrit dhe jo me vullnetin e shqiptarëve.
Ndërkohë “përfaqësuesit” shqiptarë pa legjitimitet në këtë Qeveri VLEN, gjatë dy viteve kanë pasur vetëm një rol, atë të vasalit, relativizuesit dhe avokatit të atyre që kanë shkelur dhe degraduar shqiptarët. Për disa kolltuqe e privilegje VLEN ua ushitën fëmijëve tanë të drejtën e punësimit, gjuhën amtare dhe çdo të drejtë tjetër që ju takon në tokën e të parëve, duke i bërë të ndjehen si të huaj!”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.