Lidhja e re e Robertit “kris” raportin me Nora Istrefin, ky është vendimi i tyre

Robert Berisha pak ditë më parë ka bërë publike se tashmë është në një lidhje.

Pas kësaj deklarate, është vënë re një lëvizje nga ana e tij dhe e ish bashkëshortes së tij, Nora Istrefi, shkruan lajmi.net.

Ata tashmë nuk ndjekin njëri tjetrin në rrjetin social ‘Instagram’.

Nuk dihet nëse ky veprim ka të bëjë drejtëpërdrejt me zyrtarizimin e lidhjes së këngëtarit.

Nuk mund të thuhet me siguri se fshirja nga Instagrami lidhet me zyrtarizimin e lidhjes.

Por është habitëse që kjo vjen pak ditë pasi Roberti pranoi se është i lumtur në lidhjen e tij.

Pas ndarjes, Roberti dhe Nora kishin treguar se mbanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre dhe madje e kanë përkrahur njëri-tjetrin me projektet e reja muzikore.

Ndryshe vajza që tashmë ka rrëmbyer zemrën e Robertit dyshohet se është Laureta Maqedonci, emrin e të cilës e ka zbuluar vetë këngëtari.