Lidhja e mrekullueshme mes Ronaldos dhe Benzemas gjatë ndeshjes Portugali – Francë

Dy ish bashkëlojtarët e Real Madridit dhënë më të mirën në ndeshje, me dëshirën që Kombëtaret e tyre të fitojnë, transmeton lajmi.net.

Por, nuk kishte asgjë që ndau dy skuadrat, ose më saktësisht dy lojtarët në fundin e ndeshjes. Ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2, ku të gjithë golat u shënuan nga Ronaldo, respektivisht Benzema.

Për Benzeman ishin dy golat e parë që nga viti 2015, ngase siç dihet ishte përjashtuar për gjashtë vite.

Ndërsa, Ronaldo momentalisht është favoriti për të fituar Këpucën e Artë të “Euro 2020” pasi realizoi golin e pestë në këtë turne.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë bashkë me Portugalinë në raundin tjetër përballen me Belgjikën, derisa Franca përgatitet për Zvicrën.

Lidhja e mrekullueshme e Ronaldos dhe Benzemas gjatë ndeshjes Portugali – Francë

Ronaldo dhe Benzema iu bashkuan Real Madridit në vitin 2009 dhe pastaj u bën miq shumë të mirë dhe bashkëlojtarë të suksesshëm.

Lidhja e mrekullueshme gjatë ndeshjes Portugali – Francë, ishte e qartë për t’u parë.

Ata filluan të qeshnin në momentin kur nisi ndeshja, duke kujtuar klipin e famshëm mes Robert Lewandowskit dhe Marco Reus.

 

Ronaldo gjithashtu u pa duke uruar Benzeman pasi francezi realizoi golin e parë pas 2805 ditëve te Franca.

 

Në fundin e pjesës së parë, dy lojtarët u panë duke u përqafuar dhe para hyrjes në tunel ndërruan fanellat.

 

 

Gjithashtu në një pikë, tifozët e futbollit menduan se Ronaldo i tha Benzemas t’ia pasojë topin.

 

Benzema dhe Ronaldo vlerësuan shumë njëri tjetrin dhe respekti mes tyre shihet si i pathyeshëm.

Ronaldo dhe Benzema mund të takohen sërish në “Euro 2020”

Ekziston mundësia që Benzema dhe Ronaldo të takohen sërish në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Nëse Franca mposht Zvicrën, pastaj edhe fituesin e ndeshjes Kroaci – Spanjë, mund të takohet me Portugalinë, në rast që kjo e fundit eliminon Belgjikën, pastaj fituesin e takimit Itali – Austri.

Dhe nuk do ishte befasi nëse Benzema ose Ronaldo marrin trofeun në “Wembley” me 11 korrik.