Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit braktis shumicën parlamentare

Kryesia dhe Këshilli Qendror i LD-së në seancat e sotme pas një debate gjithëpërfshirës konkludoi se nuk janë implementuar prioritetet programore të LD-së të harmonizuara me LSDM para zgjedhjeve parlamentare në korrik 2020, si dhe Dhjetor 2021 para formimit të Qeverisë me përbërjen aktuale.

Siç përcjell KlanM komunikatën e LD-së, bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore në rregullat zgjedhore, përmes shfuqizimit të përparësive sistematike për katër parti (dy nga pushteti dhe dy nga opozita) si dhe ndryshimit kyç Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.

LD-ja përmend edhe mosimplementimin e luftës anti-korrupsion, departizimin e institucioneve, reformat e gjyqësorit, si dhe miratimin e ligjit për formimin e Fondit për të rinjtë me 2% nga Buxheti.

Organizatat komunale të LD-së, sic percjell KlanM, kanë vërejtje serioze për bashkëpunimin me LSDM-në në nivel lokal.

Pas debatit, Këshilli Qendror ka vendosur që mos ta mbështesë riformatimin qeveritar të Qeverisë së RMV-së dhe nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare.