Lideri opozitar rus Aleksej Navalnyj në koma, dyshohet për helmim

Lideri opozitar rus Aleksej Navalnyj është shtruar në një spital në Siberi dhe ka simptoma të ngjashme me ato të helmimit tha sekretarja e tij. Aeroplani me të cilin udhëtonin ka bërë një ulje emergjente dhe është shtruar në spitalin më të afërt.

Gjendja e tij është shumë e rëndë dhe ka hyrë në koma shkruan në Twiter sekretarja e tij, Kira Yarmish. Ai u ndje keq gjatë një fluturimi që po kryente nga Siberia në drejtim të Moskës.