Lideri aktual i LDK-së dhe komandantët e rrejshëm të Rognerit

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Lideri aktual i LDK-së dhe komandantët e rrejshëm të Rognerit, të edukuar, frymëzuar, rritur e ngritur në pushtet me ndihmën e regjimit okupator serb dhe të shërbimeve sekrete të tij, që dikur kanë qenë bashkëpunëtorë, shërbëtorë e langoj të UDB-së, edhe sot, ndarjen e pushtetit në mënyrë të barabartë me 3% të serbëve e konsiderojnë me gjithë shpirt (të shitur) si arritje të madhe politike dhe vepër atdhetare. Nuk i nevojitet shumë dije, mend dhe përvojë, që një popull i qytetëruar t’i njeh kuislingët në mesin e tij dhe në skenën politike. Spiunët e djeshëm, edhe po të duan nuk mund të ndryshojnë sot, sepse janë të kapur me hajni të tmerrshme dhe krime të rënda mbi popullin e vet. Mos lejoni edhe më tej t’i shesin e t’ua bëjnë varrin Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar!

Abdulla Mehmeti