Liderët politikë urojnë Vitin e Ri

Krerët shtetërore dhe liderët politikë në mesazhet e urimit, theksuan nevojën që qytetarët të jenë të bashkuar dhe solidarë për ti kapërcyer pasojat nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Ata theksuan se vitin e ardhshëm do të bëjnë çmos për të rimëkëmbur ekonominë dhe përmirësuar jetën e qytetarëve. Anëtarsimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllim strategjik për vendin.

Nuk mund ta dimë me siguri çfarë na pret në vitin para nesh. Por, në këtë kohë të pasigurisë, një gjë është e sigurt. Kriza po na ndryshon të gjithëve, pak nga pak, çdo ditë, dhe prej nesh varet se a do të dalim prej saj të ndarë dhe indiferentë, apo të bashkuar dhe solidarë. Duhet të dimë se çdo vepër e mirë vazhdon të jetojë te njerëzit të cilët i kemi ndihmuar dhe për të cilët jemi kujdesur. Pandemia do të kalojë. Do të vijnë ditë më të mira. Mund të jemi bashkë, pa frikë. Por, edhe atëherë nuk duhet t’i harrojmë mësimet e paguara shtrenjtë. Duhet të jemi të përgatitur sistematikisht për krizën e ardhshme, duhet ta rimëkëmbim ekonominë, ta çrrënjosim padrejtësinë, t’i tejkalojmë ndarjet, t’i shërojmë këto plagë. Ne të gjithë meritojmë më shumë gëzim dhe lumturi!- uroj Stevo Pendarovski, President.

Në rrugën deri në siguri në 2020 u realizua ëndrra jonë strategjike, u bashkëngjitëm në familjen e madhe politike dhe të sigurisë NATO. Tash shikimi është kah BE-ja. Anëtarësimi ynë në Unionin amë, nuk ka alternativë tjetër, asgjë nuk do të na ndalë të ecim para pasi si maqedonas, kemi çka tu themi në gjuhën tonë maqedonase, të barabartë me popujt tjerë europian. Në atë rrugë vazhdojmë të ndërtojmë miqësi dhe besim të ndërsjellë me të gjithë fqinjët tanë. Në atë rrugë jemi krah për krah të gjithë ne, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllahët, boshnjakët dhe të gjithë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Populli im, për vitin para nesh vendosëm 10 prioritete nga aksioni ynë 21 për standarde evropiane në shtëpi. Dëshiroj që Viti 2021 të na sjellë shpresë, çdo kush të bëj më të mirën për jetesë më të mirë këtu, të fillojmë nga festimi me përgjegjësi- uroj Zoran Zaev, Kryeministër.

Po hapim një kapitull të ri dhe po trokasim në dyert e Vitit të ri. 2021 duhet të jetë viti kur që në fillimit e saj duhet ti japim goditjen përfundimtare pandemisë me koronavirusi dhe të dalim fitimtarë dhe të ngadhënjejmë mbi këtë të keqe që i kanoset njerëzimit. 2021 do të duhet të uroj që të jetë viti në të cilin do të hapen dyert e shkollave, do të frymojnë klasat e nxënësve, viti kur të gjithë do ti presim fëmijët tanë që kthehen nga Shkolla të pajisur me dije dhe dituri dhe nuk do të bëhet improvizim të arsimit të kësaj çështje që është e rëndësishme për ne. 2021 urojmë që të jetë viti në të cilin kriza ekonomike do të zëvendësohet me zhvillim ekonomik dhe me hapjen e vendeve të reja të punës- uroj Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Maqedonia është më e mirë se humbjet e shkaktuara nga qeveria. Ju meritoni fat. Ndryshimet janë të nevojshme dhe ndryshimet do të vijnë në vitin e ardhshëm. Fuqia është te njerëzit, ne jemi krijuesit e së ardhmes sonë, sepse ne qytetarët ëndërrojmë, besojmë dhe veprojmë. Ne nuk dorëzohemi, do të fitojmë. Ne kemi një detyrim ndaj fëmijëve tanë dhe paraardhësve tanë, të kemi një gjendje për të cilën do të jemi krenarë. Suksesi do të vijë me ndryshime që do të sjellin të vërtetën në vend të gënjeshtrave, më shumë para për qytetarët, siguri, drejtësi dhe dinjitet. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mblidhni forcë, sepse 2021 do të jetë një vit ndryshimi që do t’ju sjellë më shumë kënaqësi, rritje të gëzimit dhe lumturisë që ndjek gjithmonë trimat- uroj Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Megjithatë, në gjithë vështirësinë e vet, koha e pandemisë na dëshmoi më së miri që të gjithë thithim të njëjtin ajër, të gjithëve na ngroh i njëjti diell dhe se vetëm të bashkuar e të barabartë mund të ngadhënjejmë”. Si të tillë, të bashkuar dhe të barabartë, këtë vit u anëtarësuam në NATO dhe përfituam dritën e gjelbër nga Bashkimi Evropian për negociatat aderuese duke rrumbullakësuar kështu ëndrrën shumë-dekadëshe dhe përcaktimin rilindas. Të bashkuar ngadhënjyem edhe në zgjedhjet e korrikut dhe arritëm marrëveshjen qeverisëse e cila u përshëndet nga të gjithë ndërsa sot jemi në zbatim e sipër.Të dashur miq, ne jemi këtu për njëri tjetrin në çdo kohë, në të mirë e në të keq, pranë dhe bashkë, të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta. Më lejoni që ti drejtohem çdo familjeje, secilit prej jush kudo që të ndodhet, në vendin tonë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Luginë e diasporë, me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për një vit më të mirë, të mbarë e të shëndetshëm, pranë dhe bashkë me njëri tjetrin- uroj Ali Ahmet, kryetar i BDI-së.

Alsat