Liderët fetar: Të respektohen masat kundër koronavirusit

Të gjithë besimtarët tanë dhe gjithë qytetarët e shtetit tonë, gjendjen aktuale me koronavirusin e shohin me shkallë më të lartë të seriozitetit dhe me respektim të tërësishëm të të gjitha masave të shënuara ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe të afërmve, të punonjësve shëndetësor dhe me atë në shoqërinë e tërësishme.

Kjo potencohet në apelin e u.d. reisul ulemasë së Bashkësisë Fetare Islame hafiz. Shaqir ef. Fetahu, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, ipeshkvi i Shkupit dhe ipeshkvi i Strumicës monsinjor Kiro Stojanov, kryetari i Bashkësisë fetare hebraike, Romano Nikoliq dhe kisha metodiste-evangeliste Marjan Dimov, që sot e dërgoi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë hebraike.

Respektimi deri në fund i masave, potencojnë ata, nuk duhet të interpretohet si besim i dobët, por si dashuri dhe kujdes për të tjerët.

“Tani është koha kur çdo njeri duhet të tregojë kujdes dhe të japë kontribut personal në ballafaqimin me gjendjen. Masat duhet t’i respektojmë gjatë gjithë kohës, në hapësirë të brendshme dhe të jashtme, në vendet e punës, në tempujt fetar, në shtëpi dhe vendet publike. Në këto kohë të jemi të fuqishëm dhe të vetëdijshëm se tundimet vijnë për shkak të rishikimit dhe përforcimit në fe”, qëndron në apelin e bashkësive fetare, kishave dhe grupeve religjioze në Kushtetutë.