Liderët e vende të BE-së mblidhen në Bruksel

Shefat e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së sot në Bruksel kanë nisur Samitin dyditor, i fundit i presidencës së Portugalisë. Në rend dite janë çështjet që lidhen me situatën me Kovid-19, rimëkëmbjen ekonomike, emigrimin dhe marrëdhëniet e jashtme, para së gjithash me Turqinë dhe Rusinë. Çështja për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos bllokimi i radhës që ju bë Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet, nuk është në rendin zyrtar të ditës në Samit. Megjithatë, sipas Agjencisë Mediatike Informative, pritet që në margjinat e Samitit, disa vende të tentojnë ta bindin presidentin bullgar Rumen Radev që ta ndryshojë qëndrimin e Bullgarisë. Kujtojmë se të martën edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani foli për shpresa se diçka mund të ndryshojë në këtë Samit të liderëve, sepse si u shpreh, presidenti Radev ka mandat të plotë politik dhe mundësi që ta tërheqë veton, gjegjësisht në takimin e liderëve të sillet vendim për fillimin e bisedimeve./TV21