Liderët e G-7 nuk arritën ta bindin Bajdenin që ta vazhdojë misionin në Afganistan

Derisa talebanët emërojnë funksionarë dhe ministra të tyre, forcat botërore përpiqen të evakuojnë sa më shumë njerëz nga Afganistani.

Përveç shtetasve të huaj, prej të cilëve deri më tani shumica e lëshuan vendin, shumë afganë druajnë nga përsëritja e interpretimit brutal të ligjit të sheriatit që talebanët e vendosën kur për herë të parë e ndërmorën pushtetin në vitin 1996-2001 dhe nga hakmarrja për bashkëpunim me SHBA-në në dy dekadat e fundit. Në të njëjtën kohë zëdhënësi i talebanëve e paralajmëroi SHBA-në të ndalojnë me evakuimin e afganëve të kualifikuar, dhe theksoi se nuk do të vazhdohet afati për braktisjen e vendit më 31 gusht.

Për shkak të gjendjes me evakuimin nga Afganistani dhe sjelljen e talebanëve, dje u mbajt edhe takim i jashtëzakonshëm onlajn i liderëve të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë, me të cilin kryesoi kryeministri britanik Boris Xhonson.

Pritjet që kryeministri britanik të kryejë presion mbi presidentin amerikan Xho Bajdenin t’i mbajë forcat e tij në terren pas 31 gushtit, sepse ata ofrojnë siguri në aeroportin në Kabul që t’u mundësohet njerëzve ta lëshojnë vendin.

Xhonsoni dhe liderët e G-7 megjithatë nuk arritën ta bindin SHBA-në që t’i mbajë ushtarët në Afganistan që të vazhdojnë përpjekjet për evakuim në fund të muajit.

Pas takimit të jashtëzakonshëm të liderëve të G-7 Bajdeni tha se afati mbetet në fuqi. Ai më vonë shtoi se megjithatë, afati për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani (21 gusht) varet nga ajo nëse talebanët do të sigurojnë qasje deri në aeroportin në Kabul. Sipas mediave amerikane, ai në samitin e G-7, ka thënë se ushtria amerikane në vend është nën rrezik të madh nga sulmet terroriste, dhe po rritet nga dita në ditë.

Kryeministri britanik pas video konferencës urgjente të G-7, deklaroi se organizata e shtatë vendeve më të zhvilluara në botë ka arritur marrëveshje për planin për atë si të sillen ndaj talebanëve

Ai përsëriti se kushti numër një për talebanët është se ata duhet të garantojnë kalim të sigurt për secilin që dëshiron ta lëshojë Afganistanin pas 31 gushtit.

Xhonsoni shprehu shpresë se talebanët do të kuptojnë se, siç tha, G07 është organizatë e cila ka ndikim kryesor global “ekonomik, diplomatik dhe politik”.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni bëri të ditur se shumiva e të punësuarve në Bashkimin Evropian me seli në Afganistan, përfshirë edhe afganë, janë evakuuar nga aeroporti në Kabul. Në konferencë për shtyp pas samitit të G-7 ajo shprehu falënderim që shumica e personelit, përfshirë edhe personelin afgan de familjet e tyre, janë evakuuar nga Afganistani dhe janë të sigurt.

Lajeni informon se liderët e G-7 janë pajtuar se është detyrë e tyre morale t’i ndihmojnë popullit afganpas kthimit të talebanëve në pushtet në vend.

“Gjendja në të vërtetë është e trishtueshme për popullin afgan dhe paraqet një hap të madh mbrapa për bashkësinë ndërkombëtare”, tha Fon der Lajeni.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu bashkua thirrjeve për vazhdimin e punës në aeroportin në Kabul me qëllim që të mbështeten fluturimet e aeroplanëve jashtë vendit.

Stoltenberg gjatë komenteve të bisedimeve të liderëve të G-7 tha se qindra të punësuar dhe bashkëpunëtorë të NATO-s kanë siguruar shërbime kryesore, siç është kontrolli i fluturimeve, furnizim me karburante dhe komunikim në aeroport, kumtoi Aleanca.

Ai tha edhe se NATO-ja, gjithashtu, e ka ndërmarrë rolin koordinues me qëllim që të sigurojë evakuim të njerëzve sa më efikase të jetë e mundur.

Stoltenberg, gjithashtu, tha se prioritet kryesor i NATO-s është të sigurojë se Afganistani sërish nuk do të bëhet platformë për terroristët ndërkombëtarë.