Lider të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bekim Sali dhe Bekim Qoku pritën në takim raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian, Thomas Vajc. Gjatë këtij takimi, Mexhiti bëri të ditur se në fokus të diskutimit ishin zhvillimet aktuale në vend, por edhe prioritetet kryesore reformues dhe hapat që duhet ndërmarrë për anëtarësimin e vendit në BE.
“Sot realizuam një takim me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me institucionet evropiane.
Në këtë kuadër, vlerësuam lart rolin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahjen e dhënë për agjendën reformuese, e cila synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.
Diskutimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike, në prioritetet kryesore reformuese dhe në hapat konkretë që duhen ndërmarrë në periudhën në vijim drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të kursit reformues dhe të angazhimit të palëkundur politik”, njofti Mexhiti.



