Libi, vritet serbi nga Kosova, pjesë e paramilitarëve rusë

Sipas raportimeve të medieve turke, ruse dhe arabe, javën e kaluar në luftime afër Tripolit të Libisë është vrarë një pjesëtar i grupit paramilitar famëkeq “Vagner”, i cili në kohën e fundit po luftonte në krah të forcave të Gjeneralit prorus Haftar, transmeton  Post.

Ndërsa, më vonë, në mediet sociale të po këtyre vendeve, kuptohet se i njëjti është Aleksa Gjuriq (Aleksa Djuric) dhe ishte serb nga Kosova, i cili kishte marrë pjesë edhe në luftën okupuese serbe në  gjatë vitit 1998 – 1999. Këtë e dëshmojnë edhe fotografi të botuara në këto medie.

Ministria e Punëve të Jashtme të Libisë, e njohur nga Kombeve të Bashkuara, ka raportuar se trupi i mercenarit u gjend në regjionin e Salahadinit.

Por, analisti për çështjen e Lindjes së Mesme, Riad Domazeti i cili është analist i Qëndrës për Studimet Ndërkombëtare dhe Rajonale në INSAMER, thotë se nuk është i befasuar, sepse “Roli i Serbisë është përkrahë Rusisë në ”.

Ai për Kosova Post tha se roli i Serbisë Përkrahë Rusisë në Libi. Raportët në  me Libinë të mediave ndërkombëtare kanë involvuar edhe Serbinë në këtë përplasje gjeopolitike.  që në Lindje të Mesme ende e përdorë trashëgiminë e ish-Jugosllavisë në të kaluarën ka pasur marrëdhenje të mira ekonomike, politike dhe ushtarake me Libinë. Një humbje e forcave pro Hafterit, për Rusine do ishte një humbje e madhe, në të njëjten kohë edhe për aleatin e saj të vogël Serbinë.

Sipas raportimeve të disa mediave përdorimi i avionëve Rusia në Libi, do të realizohet nga pilotët ushtarakë Serbë në pensionë. Me 19 Maj aeroporti ndërkombëtar i Beogradit ka pasur vetëm dy fluturime jashtë vendit. Njëri në Londër e tjetri ne Bingazi, qyteti në lindje të Libisë, vatër e forcave të Hafter-it.

İnflirtimi i piloteve Serb ne konfliktin në Libi, është një fazë e re si për Ballkanin ashtu edhe për marrëdhenjët -Rusi. Në vazhden e kësaj, marrëdheniët dhe marrëveshjet Ruso-Serbe, padyshim që do të dëmtojnë marrëdheniet paqësore ndërmjet Turqisë dhe Serbisë.