Liberta Spahiu shijon diellin në Ibiza me një paraqitje natyrale

a e njohur, Liberta Spahiu, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga pushimet në Ibiza.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me bikini ngjyrë kafe të errët, duke shijuar rrezet e diellit buzë shkëmbinjve të ishullit spanjoll.

Liberta ka zgjedhur një stil të thjeshtë, por elegant, duke e kompletuar dukjen me aksesorë minimalistë si vathët e artë dhe syzet e mëdha dielli.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Pa shumë grim, ajo shfaqet natyrale dhe e relaksuar, duke lënë të kuptohet se po i përkushtohet qetësisë dhe pushimit.

Spahiu, e cila prej vitesh është një nga figurat më të dashura të ekranit, di gjithmonë të tërheqë vëmendjen me stilin dhe karizmën e saj, qoftë në paraqitjet televizive apo në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Liberta Spahiu/Instagram
Foto: Liberta Spahiu/Instagram
Foto: Liberta Spahiu/Instagram