Lewandowski shënon dy supergola për katër minuta

Robert Lewandowski ka shënuar dy gola për katër minuta për Barcelonën, në ndeshjen ndaj Villarealit, ndërkohë që sapo është kryer pjesa e parë.

Lewandowski shënoi dy gola jashtëzakonisht të bukur, me njërin nga distanca dhe tjetrin nga afër portës. Polaku shënoi në minutat 31′ dhe 35′.

Me këta gola, Lewandowski shënoi golat e tij të 600-të dhe të 601-të për klube dhe kombëtaren.

Barcelona shkoi në pushim mes pjesëve me tre gola epërsi, me të tretin që u shënua nga Ansu Fati. /Klankosova.tv/